Sport Shqiptar

Zvicra me tre shqiptarë në ndeshjen në Serbi

Përfaqësuesja e Zvicrës e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Zvicra ndodhen në Grupin I së bashku me Kosovën, Izraelin, Rumaninë, Andorrën dhe Bjellorusinë. Në muajin mars zhvillohen dy ndeshje në kuadër të fazës para-kualifikuese për në Euro 2024.

Zvicra zhvillon ndeshjen ndaj Bjellorusisë më 25 mars dhe ndaj Izraelit, më 28 mars.

Përfaqësuesja zvicerane ndeshjen ndaj Bjellorusisë e zhvillon në Novi Pazar të Serbisë. Me “helvetikët” do të udhëtojnë edhe tre shqiptarët, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri.

Shaqiri e Xhaka janë të urryer nga serbët, të cilët i mposhtën në dy Botërorët e fundit, në Rusi dhe në Katar.

Që nga vendimi që kjo ndeshje të zhvillohet në Serbi, ka pasur shumë diskutime dhe mendime të ndryshme, nëse Xhaka e Shaqiri duhet të udhëtojnë apo jo, por tashmë është e qartë, që dy “armiqtë” e përbetuar të serbëve do të jenë në Novi Sad.

/Shqip.com