Sport Ndërkombëtar

Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Zvicrës për ndeshjen me Kosovën

Zvicra dhe Kosova të martën do të përballen në një ndeshje miqësore.

Në prag të kësaj ndeshje, në konferencën për shtyp te “Helvetikët” është paraqitur selektori, Murat Yakin.

Yakin mes tjerash konfirmoi se Manuel Akanji dhe Silvan Widmer nuk do të luajnë shkaku i lëndimeve.

“Do të shohim disa lojtarë të rinj në formacionin fillestar. Atyre duhet t’u jepet mundësia të tregojnë veten. Ne duam të luajmë me guxim. Jam shumë i kënaqur me javën e stërvitjes. Manuel Akanji dhe Silvan Widmer nuk do të luajnë, janë të lënduar lehtë”, tha ai.

Të dy futbollistët ishin titullarë në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë dhe janë ndër futbollistët kryesor të Zvicrës, veçanërisht në fazën e mbrojtjes.

Miqësorja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih dhe kjo ndeshje do të fillojë në ora 18:00./Shqip.com