Ekonomi

Zvicër, kërkohet që paga minimale të jetë rreth 5,000 mijë €, pas stazhit

Franga. Ilustrim
Franga. Ilustrim

Partia Socialdemokrate në Zvicër kërkon që paga minimale pas stazhit të bëhet 5000 frang ose rreth 5 mijë euro. Një pagë e tillë minimale ekziston në kantonet e Gjenevës, Basel-Stadt, Neuchatel, Jura dhe Ticino, por PS kërkon që ajo të futet në gjithë Zvicrën.

Deputetja e Dhomës Nacionale, Samira Marti (PS), sheh nevojën për veprim në fushën e shitjes me pakicë, logjistikës, gazetarisë dhe bujqësisë. Ajo i bën thirrje Këshillit Federal të bëjë propozime se si mund të rritet mbulimi i kontratave, për shkak se llogaritet se një milion qytetarë nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre të jetesës, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.

Propozimi i partisë ka hasur në rezistencën e politikanëve të partive të djathta. Në Zvicër ka rreth një milion punëtorë e bëhet fjalë për persona të punësuar nga 20 deri në 59 vjeç dhe jetojnë në një familje që, pavarësisht se punojnë nuk kanë të ardhura mbi nivelin jetik.

Të dhënat e vitit 2020 tregojnë se rreth një e katërta e punonjësve që kanë përfunduar një stazh fitojnë më pak se 5000 franga bruto në muaj dhe gjysmë milioni punonjës fitojnë më pak se 4100 franga bruto.

/Shqip.com