Lajme

Zv/sekretari i NATO-s: KFOR-i është gati për të ndërhyrë në veri

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka reaguar pasi dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak tashmë janë liruar.

Përmes një reagimi në Twitter, Geoana ka thënë se KFOR-i është gati për të ndërhyrë në veri nësë do të këtë destabilizim të situatës.

Ai ka treguar se ka biseduar me Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, për gjendjen që është krijuar në veri të vendit.

“Fola me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajári për situatën në Kosovë. KFOR-i po monitoron nga afër dhe mbetet i përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës, bazuar në mandatin e OKB-së”, u shpreh Geoana në Twitter.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pak minuta më parë përmes një statusi në rrejtin social në Facebook ka thënë se tashmë barrikadat e vendosura nga strukturat ilegale serbe mbrëmë, 15 minuta pas lëshimit të sistemit të alarmit dhe të shpërndara në 9 lokacione të ndryshme në veriun e vendit, tashmë janë larguar plotësisht nga vetë ata.

Po ashtu është bërë e ditur se pas largimit të barrikadave dhe lirimit të rrugëve për qarkullim, tani të dy pikë kalimet kufitare janë hapur për qarkullim dhe lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve dhe mallrave./Shqip.com