Sport Shqiptar

Zv.ministrja e Kulturës takon drejtorin e GIZ-it në Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur në takim drejtorin e GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber dhe udhëheqësin e programit Sporti për Zhvillim të GIZ-it në Gjermani, Jens Elsner.

Në këtë takim me zëvendësministren e MKRS-së, Daulina Osmani, është diskutuar për mundësitë e zhvillimit të vendit dhe fuqizimin e të rinjve përmes sportit.

Takimi me zëvendësministren e MKRS, Daulina Osmani dhe drejtorin e GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber

Osmani, ka njoftuar se në fokus do të jetë zhvillimi dhe fuqizimi i sportit për të gjithë dhe si mekanizëm për zhvillimin e shoqërisë kosovare, duke specifikuar nismat e reja të MKRS-së për sportin shkollor, nëpërmjet organizimit të garave sportive në shkolla

Po ashtu, ajo përmendi edhe projektin për organizimin e shkollës së skijimit, projekt për të cilin javën e kaluar u nënshkrua memorandumi 5-palësh.

Tutje, zv.ministrja ka deklaruar se gjithashtu synohet shtimi i kapaciteteve organizative dhe planifikimi strategjik në sport, me qëllim që sporti të jetë kulturë dhe identitet për fëmijët.

Ndërkaq, sipas njoftimit të MKRS-së, drejtori Oberhuber ka shprehur gatishmëri për të pasur nisma të reja të bashkëpunimit.

“Në këtë drejtim, me qëllim të fillimit të bashkëpunimit në periudhë më afatshkurtër, u tregua gatishmëri nga të dyja palët që të vazhdohet komunikimi për të marrë hapa konkretë rreth projekteve apo aktiviteteve që mund të realizohen në vitin e ardhshëm” thuhët në njoftimin e MKRS-së.

Në takim ishin edhe këshilltarja e programit Sporti për Zhvillim të GIZ-it në Gjermani, znj. Dina Klingmann, si dhe koordinatori i projektit për Ballkanin Perëndimor, z. Afrim Iljazi./SHQIP.com