Lajme

Zv/ministri i shkarkuar i reagon Qeverisë Kurti

Gazmen Salijevic ka reaguar pas shkarkimit të tij nga pozita e zëvendësministrit për Kthim dhe Komunitete
Gazmen Salijevic ka reaguar pas shkarkimit të tij nga pozita e zëvendësministrit për Kthim dhe Komunitete

Gazmen Salijevic ka reaguar pas shkarkimit të tij nga pozita e zëvendësministrit për Kthim dhe Komunitete. Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti se asnjëherë s’kanë treguar interes për zgjidhjen e problemeve të romëve.

Sipas Salijevic i cili vjen nga partia Romani Iniciativa, romët që jetojnë në komunat me shumicë serbe asnjëherë nuk shihen si qytetarë të shoqërisë.

Ai thotë se një gjë e tillë s’duhet t’i thyej romët por duhet t’i forcojë që të luftojnë për të drejtat dhe interesat e tyre.

“Të dashur miq, dua t’ju njoftoj se sot jam shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim. Nuk do të them shumë për qeverinë dhe njerëzit që e drejtojnë atë, përveç se ata kurrë nuk kanë treguar një interes të vërtetë për zgjidhjen e problemit të romëve. Romët që jetojnë në shumicën e komunave serbe nuk shihen kurrë si qytetarë të kësaj shoqërie. por kjo nuk duhet të na thyejë, por më tepër të na forcojë në luftën për të drejtat dhe interesat e romëve”, ka shkruar Salijevic.

/Shqip.com