Lajme

Miftaraj: Zv.ministri i Drejtësisë hap dilema të paqena

Miftaraj: Zv.ministri i Drejtësisë hap dilema të paqena

Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu deri sa ka folur për rastin e Astrit Deharit është shprehur se i ka shkuar në mendje që rasti Dehari të trajtohet nga ndonjë mekanzëm ndërkombëtar por që prokuroria nuk po e lejon këtë.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përmes një postim në Facebook.

“Zëvendës ministër i drejtësisë Sallahu, Kushtetuta dhe ligji në Kosovë NUK lejon që prokuror apo gjykatës të huaj të hetojnë, ndjekin apo gjykojnë rastet penale në Kosovë, kur vepra dyshohet se është kryer në Kosovë, nga shtetas  të Kosovës, kur viktimat janë shtetas të Kosovës. Kaq pak do të duhej të kuptosh edhe ti zëvendës ministër i drejtësisë. Përjashtimisht nga ky rregull, vetëm Kuvendi i Kosovës mundet me delegu këtë të drejtë te një autoritet tjetër si ishte rasti i misionit te Eulex dhe Gjykata Speciale me amandament kushtetues, ku mendimi i prokurorisë nuk murrët fare parasysh” ka shkruar Miftaraj.

Ministri, zëvëndësministri, këshilltari, zyrtari publik kur del në media, duhet të jap sqarime për një çështje, publikut ti jep shpjegime dhe të qartësoj një situatë apo dilemë të caktuar, në rastin e Sallahut, ky hap dilema, hap çështje të paqena, konspiracione, ka shtuar më tutje Miftaraj

/Shqip.com