Sport Shqiptar

Zulfiu i bashkohet Dukagjinit

Skuadra e Superligës së Kosovës, Dukagjini ka vazhduar me përforcime për stinorin e ardhshëm.

Dukagjini së fundmi në radhët e tyre kanë transferuar sulmuesin e krahut, Iljasa Zulfiu.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Iljasa Zulfiu përforcon fazë sulmuese. Mirë se vjen ILJASA, na priftë e mbara”, thuhet në njoftim.

Zulfiu vjen nga klubi i Laçit, me të cilin është angazhuar edhe në garat ndërkombëtare.

24-vjeçari mund të luajë si sulmues në të dy krahët e fazës ofensive, ndërkohë që më parë ka luajtur për klube kosovare si Malisheva dhe Flamurtari.

Dukagjini gjatë këtij afati kalimtar ka transferuar edhe lojtar si Vladyslav, Rinor Kuçi, Granit Buqinca, Dior Zabërgja dhe Egzon Qerimi./Shqip.com