Ekonomi

ZRrE sot pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) sot pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.

Zyrtarë të ZRRE-së kanë thënë se në bazë të raporteve, për të Hyrat e Lejuara Maksimalet pritet që tarifat përfundimtare për konsumatorë të rriten rreth 15 për qind.

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15 %, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet nga ZRrE.

Po ashtu, nga ZRrE bëhet e ditur se bordi i këtij institucioni, nesër në seancën e dytë me radhë për këtë vit do të shqyrtojë propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO.

/Shqip.com