Lajme

ZRRE-së i dorëzohet kërkesa për shtrenjtim të faturave të rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji

Zyrës së rregullatorit të energjisë (ZRRE)-së i është dorëzuar kërkesa për shtrenjtim të faturave të rrymës.

Kjo është bërë e ditur nga vetë ZRRE-ja përmës një komunikate për media.

“Furnizuesi me Shërbim Universal (FSHU) me datë 12 gusht 2022 ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) propozimin për tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nën kushte të shërbimit universal (konsumatorët e rregulluar)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se ky propozim vjen si rrjedhojë e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale nga Furnizuesi me Shërbim Universal (FSHU).

ZRRE është duke shqyrtuar arsyeshmërinë e propozimit të FSHU-së dhe në ditët në vijim do të njoftojë publikun për veprimet që do të ndërmerren nga rregullatori, thuhet më tutje në njoftimin e ZRRE-së./Shqip.com