Ekonomi

ZRrE: Rryma shtrenjtohet për 14 %

Ilustrim
Ilustrim

Bordi i Zyrës së Rregollatorit për Energji (ZRrE), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n.

Kësisoj, rryma tash e tutje apo duke filluar nga 1 prilli do të shtrenjtohet për 14 % bazuar në këto tarifa.

Kështu ka marrë sot vendim Bordi i ZRrE-së.

Një vendim i tillë ka pasur kundërshtime nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.

/Shqip.com