Lajme

ZRrE ripërsërit qëndrimin se shtrenjtimi i rrymës aplikohet me 9 shkurt

Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit për Energjinë Elektrike, Ymer Fejzullahu në konferencën për shtyp që është mbajtur të mërkurën ka deklaruar se me 9 shkurtë do të fillojë aplikimi i bllok tarifës dhe është obligim i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike të respektojë vendimin e tyre. 

Me 9 shkurt do të shpërndahen tarifat me rritje.

Fejzullahu ka thënë se rritja e subvencionit nga Qeveria e Kosovës nga 75 milionë euro në 100 milionë euro ka bërë të mundur që të ketë ndryshim në bllok tarifat dhe të krijohen lehtësira për konsumatorët.  

Sipas tij, 70 përqind e konsumatorëve nuk do të preken nga bllok tarifat pasi ata shpenzojnë rreth 800 kilovatë orë energjie elektrike në muaj.

Thotë se pjesa tjetër e konsumatorëve të cilët shpenzojnë mbi 800 kilovatë duhet të paguajnë më shumë për energjinë e shpenzuar.

“E kemi thënë edhe në mbledhje që vendimi hyn në fuqi me 9 shkurt dhe është obligim i KESCO që të zbatojë këtë vendim. Nuk është e drejtë që 75 përqind e konsumatorëve të paguajnë për pjesën tjetër të konsumatorëve. Sepse 70 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë bllokun mbi 800 kilovatë orë kurse konsumatorët deri 30 përqind duhet të paguajnë atë kosto që e shkaktojnë në sistem sepse e kemi thënë edhe në diskutimet e tjera sepse importi ka qenë 150 milionë euro vitin e kaluar”

“Gjenerimi vendor është 800 megavat orë kurse pika ka kaluar mbi 1.4 gigavat dhe kjo diferencë duhet të importohet. Dhe shkaktar që duhet të importojmë rrymë janë konsumatorët që e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje. Dhe nuk po ju themi që të mos ngrohen me energji mirëpo koston të cilin e shkaktojnë duhet të paguajnë”, është shprehur ai. /Shqip.com