Lajme

 ZRRE pritet ta licencojë sot “Elektroseverin”

Zyra e Rregullatorit për Energji

Zyra e Rregullatorit për Energji pritet t’ia japë sot lejen për operim në veri të vendit kompanisë së shtetit serb, “Drustvo Elektrosever D.O.O”.

Sot në orën 13:00, do të mblidhet Zyra e Rregullatorit për Energji. Një prej pikave të rendit të ditës së saj mbledhje është edhe shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike kompanisë serbe.

Ditë më parë në Bruksel është arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë elektrike.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë që të monitorojë zbatimin teknik të marrëveshjes komerciale ndërmjet Elektrosever dhe KEDS, Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë.

Marrëveshja e nënshkruar nga ana e Kosovë dhe Serbisë përmban 9 pika./Shqip.com