Lajme

ZRRE-ja i kthen përgjigje negative KESCO-s për shtrenjtimin e rrymës

Faturat e energjisë elektrike.
Faturat e energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se i ka kthyer përgjigje negative KESCO-s, pas kërkesës për shtrenjtim të energji elektrike.

Në përgjigjen e ZRRE-së thuhet se vendimi është marrë pasi për shkak të vendimit të Qeverisë për ndarje të subvencionit kanë pushuar rrethanat për ndryshim të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejtë të Shërbimit Universal.

“Zyra e Rregulloratorit ka pranuar aplikim për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal, ku theksohet mungesa e rimbursimit të mjeteve të subvencionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shumës prej 32.8 milionë eurove për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022.

Ilustrim

Ndërsa thuhet se ZRRE-ja në përputhje me Rregullën për Përcaktimin e të Hyrave të Lejuara për FSHU-në, ka analizuar me kujdes aplikacionin e FSHU-së, dhe konstaton se ngjarja e jashtëzakonshme nuk ka qenë nën kontrollin e FSHU-së, dhe se mungesa e subvencionit të Qeverisë  së Kosovës do të tejkalonte pragun e materialitetit prej 5 për qind në të Hyrat e Lejuara Maksimale të FSHU-së.

Mungesë e cila siç thuhet do të hapte Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal./Shqip.com