Lajme

ZRRE i jep licencën “Elektroseverit” për furnizim të veriut me energji elektrike

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjinë (ZRRE) I ka japur licensën “Elektroseverit” për furnizim të veriut me energji elektrike.

Me pesë vota për dhe asnjë kundër, ZRRE-ja ia ka dhënë të premten licencën për furnizim me energji elektrike kompanisë “Elektrosever”.

Lidhur më këtë Ymer Fejzullahu është shprehur se konsumatorët do të furnizohen me çmime që ofrohen nga ky furnizues.

“Me të drejtë u përshkrua në mënyrë kronologjikë aplikacioni për licencim. Katër komunat në veri: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovica Veriore, territori qe mbulon kjo licencë janë konsumatorët e këtyre komunave. E dimë që ka qenë proces i stërzgjatur. Kjo licencë gjithashtu duhet të ritheksoj ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve me çmime të parregulluara, që do të thotë se konsumatorët do të furnizohen me çmime që ofrohen nga ky furnizues. Por tarifat e shfrytëzimit të rrjetit të transmisionit të tregut, të furnizuesit do të jenë obligative dhe do të implementohen në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa konsumatorët kane të drejtë të furnizohen me çmime të parregulluara nga furnizuesi Elektrosever”, ka thënë kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Foto nga Mbledhja

Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRRE-në t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”.

Një mjet shpërthyes është hedhur të enjten mbrëma rreth orës 22:45 në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Besim Hoti- Drejtor rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë.

“Diku rreth orës 22:45 ka pasur një zjarr në trafo,  më vonë është konstatuar që  mund të ketë qenë faktori njeri, duhet se është përdorur një mjet eksploziv” ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se përveç dëmeve materiale nuk ka dëme në njerëz.

Ky sulm vjen vetëm dy pasi që Kosova dhe Serbia kanën nënshkruar marrëveshje për energjinë elektrike në veri të vendit./Shqip.com