Lajme

ZPS del me dy propozime për masat mbrojtëse përgjatë gjykimeve 

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, janë duke u zhvilluar dy gjykime. Të shpeshta janë kalimet në seanca private. Përkundër reagimeve të palëve në procedurë, reagim patën edhe vet gjykatësit.

Trupi gjykues në rastin e katërshes së UÇK-së, kërkoi nga prokuroria që të ndryshojë qasje sa i përket seancave private.

Ndërkohë që ZPS-ja, ofroi dy mundësi për tejkalim të situatës.

“ZPS mbështet propozimet shtesë për vonesa të mëtejshme të transmetimit për publikun dhe një përmbledhje publike e provave të dëgjuara privatisht ose  në seancë me dyer të mbyllura”, thuhet nga Zyra e Prokurorit, shkruan TëVë1.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara kanë potencuar se ende janë në fazë diskutimesh mes palëve, pas diskutimeve për këtë çështje edhe në seanca, posaçërisht me trupin gjykues në rastin e Thaçit e të tjerëve.

“Trupi gjykues ka të ngjarë të mbledhë palët dhe pjesëmarrësit përsëri për të shqyrtuar propozimet dhe ai i bëri thirrje Prokurorisë dhe Mbrojtjes që të kontribuojnë në adresimin e kësaj çështjeje. Me gjyqet që po ndodhin në Hagë, ne punojmë shumë për të kapërcyer hendekun dhe për të ndërmarrë hapa për të informuar njerëzit për gjykatën”, thuhet nga Dhomat e Specializuara.

Reagime për këtë çështje kishte edhe në Kosovë.

Sipas avokatit, Kadri Osaj, trupi gjykues duhet të dalë me një vendim.

Ndërkohë që dy javët pasuese të këtij muaji janë të zëna me procese gjyqësore, derisa në javën e fundit të muajit Specialja do të shkojnë në pushim veror.

/Shqip.com