Lajme

ZPS: Dedaj na kishte thënë se Thaçi, Selimi e Geci e detyruan ta nënshkruajë një deklaratë ku thuhej “Rugova është tradhtar”

Gjatë dëshmisë së tij, Gjergj Dedaj
Gjatë dëshmisë së tij, Gjergj Dedaj

Gjergj Dedaj, sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar kishte thënë se Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Sabit Geci atë dhe disa pjesëtarë të tjerë të LDK-së i detyruan gjatë luftës që ta nënshkruanin një deklaratë ku thuhej se “Rugova është tradhtar”.

Prokurorja ia përmendi deklaratat e mëhershme dhënë në Speciale ku ai i kishte bërë këto akuza ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk i kam takuar bashkë përnjëherë, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Sabit Gecin”, tha Dedaj.

I pyetur se ndonjëri prej këtyre personave kishte kërkuar një gjë të tillë, Dedaj tha se ka mundësi, duke përmendur “personin 1”, për të cilin tha se ka qenë i padisponueshëm ndaj Ibrahim Rugovës dhe LDK-së.

“Ka mundësi, por nuk me kujtohet saktë, por personi numri 1, 1-shi i cili ishte i padisponum ndaj Rugovës dhe ndaj LDK-së”, tha mes tjerash Dedaj.

/Shqip.com