Sport Ndërkombëtar

“Zonja e vjetër” po “qesh” përsëri

Juventusi shënon fitore

“Zonja e vjetër” është gëzuar përsëri.

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 0-2, në udhëtim te Bologna.

Goli i parë në këtë takim – u shënua pas vetëm gjashtë minutave lojë.

Autor ishte, Alvaro Morta. Për sulmuesin spanjoll ky ishte goli i pestë në këtë sezonë të Series A, në 17-të ndeshje të zhvilluara.

Kurse, asistoi Bernaderdeschi.

Përkundër përpjekjeve dhe mundësive në pjesën e parë nuk u shënua më asnjë gol.

Kur po zhvillohej minuta e 69-të, mysafirët e shënuan golin e qetësisë, me anë të Juan Cuadrado, kurse asistues ishte Morata.

Goli i shënuar nga Cuadrado

Skuadra e udhëhequr nga Massimiliano Allegri ka regjistruar gjithsej nëntë fitorë – në 18-të ndeshje të zhvilluara në futbollin elitar të Italisë.

Tashmë, ata gjenden në vendin e gjashtë, me 31 pikë të grumbulluara, 12-të më pak se Interi që është lider.

Dalëngadalë duket që kjo skuadër është duke u kthyer në formën më të mirë dhe synon të paktën një biletë që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.. /Shqip.com