Sport Ndërkombëtar

“Zonja e vjetër” përshendetet nga Liga e Kampionëve

Juventusi eleminohet nga Liga e Kampionëve

Sezoni i ri, historia e vjetër.

Juventusi është eleminuar nga Liga e Kampionëve.

U prit të jetë një ndeshje derbi, por Villarreali shënoi fitore 0-3 duke i dërguar italianët në shtëpi.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Gerard Moreno – kur po zhvillohej minuta e 78-të.

https://twitter.com/SaberCola17/status/1504211907078672390?s=20&t=EkK9Poq2GHJaW_KC9Bf8IA
Goli i shënuar nga Moreno

Sulmuesi spanjoll – e dërgoi topin në rrjetë nga penaltia dhe festa shpërtheu në taborin spanjoll.

Teksa – u prit një përgjigje nga Juve – ndodhi e kundërta.

Qendërmbrotjësi – Pau Torres e dyfishoi epoërsinë e mysafirëve dhe stadiumi në Torino u hesht.

Goli i realizuar nga Torres

Teksa – deri në fund spanjollët shënuan edhe një herë. Me anë të Danuma – në minutat shtesë të takimit.

Tutje është kualifikuar edhe Chelsea – që shënoi fitore 1-2 në udhëtim te Lllile.

Golin e parë në Francë e realizoi Burak Yilmaz – kur po zhvillohej minuta e 37-të.

Sulmuesi turk e dërgoi topin në rrjetë – nga pika e bardhë.

https://twitter.com/butanfutbol/status/1504197880193638407?s=20&t=EkK9Poq2GHJaW_KC9Bf8IA
Goli i shënuar nga Yialmaz

Kurse, për londinezët barazoi Christian Pulisic – në minutën e 44-t.

Për të ja dhuruar fitoren – kampionëve të Evropës dhe për të vulosur kualifikimin tutje u përkujdes Cezar Azpilicueta.

Mbrojtësi spanjoll shënoi në minutën e 71-të dhe gjithçka mori fund për francezët. /Shqip.com