Sport Ndërkombëtar

“Zonja e vjetër” nuk po dorëzohet

Paulo Dybala - festimi unik i golit

Deri para pak kohësh “Zonja e vjetër” ishte larg nga zona që siguron një biletë për në Champions.

Por, tashmë objektivi ka ndryshuar – dhe po “lufton” për titull.

Juventusi ka shënuar fitore të pastër 2-0 ndaj Salernitanas – për të vazhduar formën e lartë në Serie A.

Pas vetëm pesë minutave lojë – vendasit e tundën rrjetën me anë të Paulo Dybalas.

Image
Festimi i golit – nga Dybala

Për sulmuesin argjentinas – ky ishte goli i tetë në këtë kampionat, teksa ka regjistruar edhe pesë asistime.

Për ta dyfishuar rezultatin u përkujdes – Vlahovic kur po zhvillohej minuta e 29-të.

Deri në përfundim të takimit – rezultati mbeti i njëjti dhe bardhezinjtë arkëtuan pikët e plota.

Tashmë – skuadra e udhëhequr nga Masmiliano Allegri – gjendet në kuotën e 59 pikëve – dhe renditet e katërta në tabelë. Vetëm një pikë më pak se Interi i vendit të tretë dhe shtatë pikë më pak se Milani që është lider.

Momente nga takimi

Kjo fitore ishte një dëshmi – që Juve e ka harruar eleminimin nga Liga e Kampionëve dhe është rikthyer në garë për titull.

Teksa – Salernitna mbetet e fundit në Serie A me vetëm 16-të pikë – dhe duket që po shijon ditët e fundit në elitën e futbollit italian./Shqip.com