Sport Ndërkombëtar

“Zonja e vjetër” – një hap larg nga finalja

Juventus

Vetëm një hap larg nga finalja.

Juventusi ka shënuar fitore minimale 0-1 në udhëtim ndaj Fiorentinës – në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Italisë.

Në këtë takim, Juve ishte favorite në letër, por në fushën e gjelbër “vuajti” shumë.

Image
Momente nga takimi

Skuadra vendase e kishte posedimin e topit, pati më shumë goditje në portë dhe jashtë saj, por qëllimin nuk e arriti dot.

Madje, u mendua se kjo ndeshje do të përfundonte me barazim, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Kur po zhvilloheshin minutat e fundit të takimit – Lorenzo Venuti e dërgoi topin në rrjetë, por në portën e gabuar. Ndeshja mbaroi, Juve rrëmbeu fitoren.

Image
Momente nga takimi

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me datë 21 prill në Torino.

Çifti tjetër gjysmëfinalist është Milan – Inter, që në takimin e parë u ndanë në paqe 0-0. /Shqip.com