Sport Ndërkombëtar

“Zonja e Vjetër” e gjen zëvendësuesin e De Ligt

Gleison Bremer

Matthijs de Ligt u largua nga Juventusi, por skuadra italiane veçse e ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Gleison Bremer – do e djersitë fanellën e Juves në sezonin e ri.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Sipas Romanos – bardhezinjë do t’i paguajnë Torinos hiq më pak se 40 milionë euro për Bremer.

25 vjeçari ka zhvilluar 33 ndeshje në sezonin e fundit të Series A, teksa ka shënuar tre gola dhe ka asistuar një herë.

Gleison e njeh mirë futbollin Italian – pasi është pjesë e Torinos që nga sezoni 2018-2019.

Ai – së bashku me Leonardo Bonuccin priten të jenë tandem në qendër të mbrojtes në skuadrën e udhëhequr nga Massimiliano Allegri./Shqip.com