Lajme

Zogaj: Sot nuk jam paguar si zakonisht, kjo është e papranueshme dhe e jashtëligjshme

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se nuk është paguar sot si zakonisht.

Përmes një postimi në Twitter, Zogaj ka thënë se Ministria e Financave Punëve dhe Transfereve ka vendosur që të mos i procesojë pagat për Komunënë e Prishtinës. Këtë gjë ai e quan të papranueshme.

“Sot nuk jam paguar, si zakonisht, sepse Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesu pagat për Komunën e Prishtinës!!! Totalisht e papranueshme dhe e jashtëligjshme”, shkroi Zogaj.

Tutje, Zogaj tha se komunat kanë buxhetet e veta dhe punëdhënësi është i pavarur.

Sipas nënkryetarit të Prishtinës, ai është i zgjedhuri i qytetarëve dhe jo punëtor i Ministrisë së Financave.

Për shkak të grevave të paralajmëruar nga sindikatat, Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve ka vendosur që grevistëve të mos ju procesohen pagat për ditët çka kanë qenë në grevë.

Ndërsa, për Komunën e Prishtinës, pagat e punëtorëve nuk janë procesuar për shkak se nuk janë dërguar listat e grevistëve./Shqip.com