Lajme

Zogaj: Jemi vënë në kapacitete të plota, për fazën e fundit të asfaltimit të rrugës ‘’Muharrem Fejza’’

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se si komunë janë në fazën e fundit të asfaltimit të rrugës ‘’Muharrem Fejza’’.

‘’Jemi vënë në kapacitete të plota, për fazën e fundit të asfaltimit të rrugës ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Ju njoftoj, se segmenti i rrugës.’Muharrem Fejza’ dhe rrugët tjera lidhëse nga rrethrrotullimi i rrugës ‘B’, në drejtim të lagjes ‘Mati’, më konkretisht deri tek rruga ‘Ibrahim Oruçi’, do të mbyllen për një kohë të shkurtër’’ ka shkruar Zogaj.

Po ashtu Zogaj ka bërë të ditur se të enjten me 19.05.2022, do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse, dhe rruga ‘’Muharrem Fejza’’ do të jetë e lirë për qarkullim.

Edhe lëvizjet e makinave do të kufizohen. Kufizimi i tyre pritet të ndodhë të premten dhe të shtunën  prej orës 06:00 deri ne 18:00.

Ai ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët edhe banorët./Shqip.com