Lajme

ZKA: Nga 4 auditime të planifikuara për Zyrën e Presidencës së Kosovës u realizua vetëm një

Zyra e Presidentit të Kosovës

Sipas planit vjetor të punës, Njësia e Auditimit të Brendshëm (NjAB) për vitin 2021, kishte planifikuar të kryej katër auditime të rregullta dhe një auditim me kërkesë të menaxhmentit.

Por prej 4 auditimeve të planifikuara ishte realziuar vetëm një prej tyre.

Kjo është bërë e ditur sipas një raporti të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Sipas Auditorit të Brendshëm, ngecjet në realizimin e planit vjetor 2021 janë pasojë e pandemisë, detyrave dhe angazhimeve shtesë në ofrimin e këshillave për institucionin.

Njësia e Auditimit të Brendshëm (NjAB) operon vetëm me një anëtar- udhëheqësin e njësisë. ZPRK kishte themeluar Komitetin e Auditimit të Brendshëm, i cili gjatë vitit 2021 kishte mbajtur katër takime. NjAB kishte plan vjetor dhe strategjik të auditimit.

Lidhur më këtë janë dhënë edhe rekomandime nga Zyra Kombëtare e Auditimit./Shqip.com