ZKA: Në 16 raste faturat në vlerë totale prej 1,200,117€ nga MKRS-ja nuk ishin paguar brenda afateve të parapara ligjore
Pesë pagesa në vlerë prej 1,000,285€ nuk ishin regjistruar në regjistrin kontabël të SIMFK-së(Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës).
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm sipas një raporti të publikuar gjatë ditës së sotme.
“Auditimi ka nxjerrë në pah se pesë4 (5) pagesa në vlerë prej 1,000,285€ nuk ishin regjistruar në regjistrin kontabël të SIMFK-së. Në anën tjetër, ministria vazhdon t’i ketë të regjistruara ende si investime në vijim pasuritë në vlerë totale prej 476,887€4 , projekte kapitale të cilat kishin përfunduar dhe ishte bërë pranimi teknik i tyre” thuhet në njoftimin e ZKA-së.
Sipas ZKA-së, kjo kishte ndodhur për shkak të funksionimit jo të mirë të kontrolleve të brendshme.
Sipas nenit 6.3 të rregullores nr. 02/2013 për Menaxhimin e pasurisë jo financiare – Pasuria kapitale duhet të regjistrohet në SIMFK ndërsa pasuria jo kapitale dhe stoqet duhet të regjistrohen në sistemin e-pasuria. Po ashtu, neni 11.3 përcakton se – Pas përfundimit të procesit të investimit pasuria jo financiare kapitale do të klasifikohet si pasuri jo financiare në përdorim.
Lidhur më këtë ZKA-ja ka thënë se Ministri duhet të ndërmarrë veprime për të siguruar regjistrimin e plotë dhe të saktë të pasurisë siç parashihet me rregulloren Nr. 02/2013 për menaxhimin e pasurisë jo financiare në mënyrë që gjendja e pasurisë të raportohet në mënyrë të saktë dhe të drejtë.
Po ashtu në raportit e ZKA-së, thuhet se Ministria kishte lidhur kontratë me një operator ekonomik për shfrytëzimin e një objekti/hapësire me qira duke filluar nga data 17.09.2019.
“Sipas nenit 3.1 të kontratës çmimi të cilin duhet të paguajë MKRS për shfrytëzim të objektit do të jetë 45,000€ në muaj për 2,500m2 .Ndërkaq sipas nenit 4 kohëzgjatja e kontratës do të jetë për një periudhë 24 muaj nga data e hyrjes në fuqi. Kontrata mund të ndërpritet edhe më herët nga të dyja palët me një njoftim paraprak prej së paku një muaj. Ministria edhe pse nuk e kishte shfrytëzuar këtë objekt, nuk kishte ndërmarr asnjë hap deri me dt.11.08.2020 kur kishte marrë vendim për shkëputje të kësaj kontrate” thuhet në njoftimin e ZKA-së.
Si rezultat i mos kryerjes së obligimeve nga Ministria, OE kishte dërguar lëndën tek përmbaruesi privat. Bazuar në vendimin përmbarimor Thesari me dt.30.12.2021 kishte realizuar pagesën në vlerë 481,651€ (415,678€ borxh kryesor dhe 65,973€ shpenzime të përmbarimit dhe kamatës).
Sipas ZKA-së, kjo kishte ndodhur për shkak të funksionimit jo të mirë të kontrolleve të brendshme.
Lidhur më këtë, Ministri duhet të siguroj se janë trajtuar të gjitha kërkesat për lidhjen e kësaj kontrate si dhe mosshfrytëzimit të saj, po ashtu, të trajtojë shkaqet e mos ndërmarrjes me kohë të veprimeve nga zyrtarët kompetent për shkëputjen e kontratës. Më tutje, të ndërmarrë veprimet e nevojshme komfor kërkesave ligjore në mënyrë që në të ardhmen të mos përsëriten rastet e tilla.
Gjithashtu në bazë të gjetjeve të auditorit të përgjithshëm, MKRS gjatë vitit 2021 ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë prej 21,088€ në kategori ekonomike jo adekuate. Këto shpenzime për nga natyra i takojnë kategorisë mallra dhe shërbime, ndërsa ishin paguar/regjistruar në kategorinë subvencione dhe transfere.
ZKA-ja ka gjetur se në një rast avansi i dhënë për udhëtim zyrtar në Francë me datën 06.07.2021 në vlerë 2,673€, nuk ishte arsyetuar dhe mbyllur brenda afatit ligjor prej 15 ditësh pas kthimit nga udhëtimi zyrtar, mbyllja e tij ishte bërë me 22.02.2022.
“Për më tepër në ministri kishte avance të hapura që nga viti 2010 për të cilat zyrtarët përgjegjës ende nuk kishin sjellë dëshmitë përkatëse për mbylljen përkatësisht arsyetimin e tyre. Vlera e avanseve të paarsyetuara deri në fund të vitit 2021 ishte 19,267€” thuhet në raportin e ZKA-së.
ZKA në raportin e saj ka gjetur se për një aktivet të prokurimit “Shërbimet e prodhimit të spoteve televizive dhe dokumentare për nevojat e MKRS-së”, ministria lidhi kontratë me datë 22.02.2021 në vlerën e parashikuar 600,000€ në kohëzgjatje 36 muaj, me një operator ekonomik i cili nuk ka veprimtari përkatëse për kryerjen e të gjitha këtyre aktiviteteve.
Po ashtu ZKA-ja ka gjetur se në 16 raste faturat në vlerë totale prej 1,200,117€ nuk ishin paguar brenda afatit të paraparë ligjorë. Vonesat variojnë nga 28 deri 682 ditë. Ndërsa në nëntë (9) raste identifikuam se faturat në vlerë totale prej 855,954€ nuk ishin evidentuar në librin e protokollit nga ministria.
ZKA-ja gjithashtu ka vrenjtur se në pesë raste në vlerë 53,870€, kemi vërejtur se në fillim ishte pranuar fatura, pastaj ishte bërë zotimi i mjeteve dhe urdhër blerja/Shqip.com