Lajme

ZKA: Komuna e Gjakovës pagoi  342,662 euro për një projekt që kishte vlerën 251,269 euro

Komuna e Gjakovës del se ka paguar 342 mijë për një projekt por që vlera e tij ishte 251 mijë e 269 euro.

Kështu është bërë e ditur përmes një raporti të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Lidhur më këtë shkelje nga Komuna e Gjakovës, ZKA-ja ka dhënë sugjerime e saja.

“Kryetari përmes Menaxherëve të kontratës dhe zyrës së prokurimit duhet të sigurohet që të mos lejoj tejkalime të pagesave për kontratat e përmbushura, sepse ç’do pagese mbi vlerat e kontraktuara me lejimet e aprovuara përbën shkelje ligjore dhe dëmtim i buxhetit” thuhet në raportin e ZKA-së

Por kjo nuk del të jetë shkelja e vetme nga Komuna e Gjakovës.

Në bazë të raportit del se Komuna kishte shpërndarë subvencione QJQ-ve pa thirrje publike.

“Në dy raste, komuna kishte ndarë subvencione OJQ-ve pa thirrje publike: Mbështetje financiare në shumë prej 10,000€ për financimin e projekteve të OJQ-ve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. OJQ/klub të hendbollit, kishte përfituar me propozim të kryetarit dhe me vendim  të kuvendit komunal, dhe Mbështetje financiare në shumë 31,451€ të OJQ/klub të hendbollit, vendimi ⁵ ishte marrë nga Kuvendi Komunal për ndarjen e mjeteve të klubit. Mirëpo, pa e informuar kryetarin e komunës dhe drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Kjo pagesë është bërë përmes vendimit gjyqësorë” thuhet në raportin e ZKA-së.

Edhe për këtë shkelje nga Komuna e Gjakovës, ZKA-ja ka dhënë rekomandimet e saja.

“Kryetari duhet të sigurojë se, financimi i OJQ-ve behet vetëm me thirrje publike, në përputhje me kriteret e vendosura si dhe për ç’do përfitues të subvencionit të caktojë zyrtar monitorues, po ashtu, të siguroj që OJQ-të dorëzojnë raporte kthyese narrative” thuhet në raportin e ZKA-së.

Shkelja e tretë që është hasur nga ZKA-ja ka të bëjë me një kontratë.

“Tek kontrata “Furnizimi dhe montimi me ulëse për parqe, kontejnerëve të vegjël për mbeturina, kapak të pusetave dhe ujëmbledhësve – grila” vlera 89,210€, komuna kishte ekzekutuar pagesën për pozicionet⁴ të cilat ishin ndryshuar por jo sipas para masës së kontraktuar” thuhet në raportin e ZKA-së.

Shkeljet nga Komuna e Gjakovës përfundojnë ku në tre raste të kontratave të ndryshme Komuna nuk kishte hartuar projekt ekzekutiv.

“Në tre raste në kontratat: Ndërtimi dhe rrethimi i terreneve sportive (109,396€), Sanimi i trotuareve në Komunën e Gjakovës (86,927€) dhe Sanimi dhe Ndërtimi i parqeve (147,393€), komuna nuk kishte hartuar projekt ekzekutiv, por kishte iniciuar procedurat e prokurimit duke përgatitur vetëm paramasën dhe parallogaritë” thonë nga ZKA-ja.

Me të gjitha këto shkeljet ZKA-ja ka dhënë rekomandime për Komunën e Gjakovës që udhëhiqet nga Ardian Gjini./Shqip.com