Lajme

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, 39 persona me probleme nga tymi – flakët nuk janë shuar

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në Lushnje pasditen e sotme, ku në dy katet e para ndodhej edhe një qendër tregtare.

Zjarrfikësit dhe policia janë prej disa orësh në luftë me flakët, teksa shumë persona janë evakuuar, mësohet se mund të ketë edhe të bllokuar brenda.

39 persona raportohet të jetë numri i atyre që kanë shfaqur probleme shëndetësore nga asfiksia prej tymit.

Ndërkohë zjarrfikësit janë duke u përballur me tymin, teksa njëri prej tyre është ndjerë keq.

Pranë tij janë gjetur shërbimet e Urgjencës si dhe ministri Taulant Balla që ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Për vënien në kontroll dhe shuarjen e flakëve kanë mbërritur në Lushnje edhe zjarrfikëset e Tiranës, pasi situata paraqitet serioze.

Shkak për zjarrin mendohet të jetë mbingarkesa e sistemit elektrik.

/Shqip.com