Lajme

Zjarri kaplon një fabrikë në Vushtrri

Një zjarr ka kapluar një fabrikë në Vushtrri.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Avni Zahiti zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

“Sot, në ora 07:45, është raportuar se brenda hapësirave të fabrikës “Extra” në Vushtrri  ka ndodhur një zjarr” ka thënë Zahiti.

Sipas Zahitit Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë  në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin.

Nga zjarri është bërë e ditur se dy punëtor si pasojë e lëndimeve kanë kërkuar tretman mjekësor./Shqip.com