Lajme

Zjarri ka përfshirë fabrikën e përpunimit të plastikës në Drenas

Një fabrikë e plastikës e cila ndodhet brenda Parkut të Biznesit në Korroticë e Epërme të Drenasit, është përfshirë nga zjarri rreth orës 11:00 të ditës së sotme.

Lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

/Shqip.com