Lajme Ballkan

Zjarri i merr jetën një 17-vjeçari shqiptar në Itali

Një 17 vjeçar ka humbur jetën pasi një zjarr ka përfshirë një qendër komunitare në Udinese.

Sipas informative, viktima është shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ndërsa të lënduar kanë mbetur një punonjës dhe një 16-vjeçar nga Gana, i cili u transportua me helikopter drejt spitalit të Veronës. Ai mësohet se është në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë, ndodhi rreth orës 02:30.

/Shqip.com