Lajme

Zjarrfikësit lokalizojnë flakët në lokalin e djegur në Prishtinë – pamjet e dëmeve materiale

Gazeta Shqip.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si i është vënë flaka një lokali në qendër të Prishtinës, por që ka arritur të lokalizohet nga zjarrfikësit.

Në pamjet e Shqip.com të marra nga kënde të ndryshme të vendit të ngjarjes, shihet se pas flakëve të mëdha që kapluan këtë lokal, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga policia, por të njëjtit nuk kanë bërë të ditur nëse dikush ka mbetur i lënduar nga ky rast.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën ‘Luan Haradinaj’, në Prishtinë”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë”, ka deklaruar Agron Borovci, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prishtinës. /Shqip.com