Lajme Botë

Zjarret në Greqi, SHBA i dërgon 3 helikopterë

Greqia është përballur me një situatë katastrofike sa i përket zjarreve. SHBA-ja ka mbështetur Greqinë me 4 helikopterë Black-Hawk, ndërsa pritet që të dërgohen edhe 3 Chinooks.

Autoritetet amerikanë kanë theksuar se nuk do të mungojë mbështetja dhe gatishmëria sa herë që të jetë e domosdoshme në këtë situatë kritike për Greqinë.

“SHBA është në anën e Greqisë. Ne dërguam Chinooks dhe Blackhawks për të ndihmuar ushtrinë greke, rojet bregdetare greke, ministrinë e zotit Kikilia, Shërbimin Pyjor dhe Departamentin e Zjarrfikësve në shuarjen e këtyre zjarreve”, ka thënë gjatë një deklaratë për mediat ambasadori amerikan George Tsunis.

/Shqip.com