Lajme

Zjarrëfikësit ia shpëtojnë Bekë Berishës shtëpinë nga zjarri

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka njoftuar se zjarrfikësit e Istogut ia kanë shpëtuar shtëpinë sot nga zjarri, njofton Shqip.com.

Ai ka falënderuar zjarrfikësit për angazhimin e tyre të sotëm dhe të përditshëm, por edhe bashkëfshatarët që kanë ndihmuar.

Lexo edhe:

Këto Berisha i tha në një postim në Facebook, ku i ka bashkëngjitur një video që shihet se si është lokalizuar zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.

“Faleminderit për zjarrfikesit e Istogut te cilët shpëtuan shtëpinë time nga zjarri sot, Faleminderit për angazhimin tuaj të përditshëm. Falenderoj përzemërsisht bashkëfshatarët e mi që u aktivizuan shpejt gjithashtu! Mirënjohës gjithmonë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:
Miftaraj: Prokuroria Speciale s’është mjaftueshëm e pavarur dhe e paanshme t’i hetojë audioincizimet

Ditët e fundit shumë zona të Kosovës, si Peja, Istogu, Deçani, Klina, Fushë Kosova, Suhareka, Vitia, janë kapluar nga zjarret, për të cilat janë mobilizuar sikurse zjarrëfikësit, FSK, gjithashtu edhe KFOR po ndihmon në shuarjen e tyre. /Shqip.com