Zjarr në qendër të Prishtinës, digjet një lokal
Publikuar:
(04.10.2021 13:28:56)
Një lokal është përfshirë nga zjarri në qendër të Prishtinës mesditën e së hënës.
Lidhur me rastin për Shqip.com janë deklaruar nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën ‘Luan Haradinaj’, në Prishtinë”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë”, ka deklaruar Agron Borovci, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prishtinës.
Detaje të tjera ka thënë se do të bëhen të ditura më vonë./SHQIP.com