Lajme

Zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, lëndohet një person

Pallati i Rinisë.

Një person është lënduar si pasojë e një zjarri mëngjesin e së dielës në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 09:20, Policia ka pranuar një informatë për një zjarr të dyshuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas informatave të deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor”, tha Hoxha.

Tutje, ai pohoi se të gjitha njësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se zjarri është fikur e situata është vën nën kontroll.

“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i urgjencës është njoftuar edhe KEDS. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga kompetentët, zjarri është fikur dhe  situata është vën nën kontroll”, tha Hoxha./SHQIP.com