Lajme Botë

Zjarr në një spital në Austri, raportohet për 3 viktima

Tre pacientë humbën jetën në një zjarr në një spital në Austri
Tre pacientë humbën jetën në një zjarr në një spital në Austri

Tre pacientë humbën jetën në një zjarr në një spital në Austri. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Medling, në jug të Vjenës.

“Shkaku i tragjedisë nuk ka qenë ende i mundur të sqarohet me siguri”, vuri në dukje zëdhënësja, ndërsa zjarret e këtij lloji janë jashtëzakonisht të rralla në një vend me 9 milionë banorë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 01:00 me orën lokale në një dhomë të qendrës së infermierisë dhe u përhap me shpejtësi, sipas një deklarate nga Shërbimi Shëndetësor Rajonal.

Njësia zjarrfikëse ka dërguar 33 automjete dhe rreth 170 zjarrfikës, si dhe një ekip i Kryqit të Kuq.

Zjarri është vënë nën kontroll pas dy orësh dhe pacientët e evakuuar janë transferuar në ambientet e tjera të infermierisë.

/Shqip.com