Lajme Botë

Zjarr në New York: 19 të vdekur, mes tyre 9 fëmijë

Së paku 19 persona, mes tyre nëntë fëmijë, kanë vdekur nga një zjarr që kaploi një ndërtesë New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe 32 persona të tjerë janë dërguar në spital, disa prej tyre në gjendje kritike, ka treguar kryetari i New Yorkut, Eric Adamas.

Komisioneri i Departamentit për Zjarret, Daniel Nigro, ka thënë se viktimat i kanë gjetur në secilin kat të ndërtesës, duke e përshkruar zjarrin si “i paprecedent”.

Kjo ngjarje vjen pas asaj në Filadelfia, ku njëjtë, pasi mori flakë një apartament, vdiqën 12 persona.

Në atë ngjarje, mes tyre ishin tetë fëmijë të vdekur.

Zjarri startoi fillimisht në katin e dytë, rreth orës 11:00 me kohën lokale, këtë të diel, në Bronx të New Yorkut.

Rreth 200 zjarrfikës janë dërguar menjëherë për të ndalur flakët, shkaku i të cilave ende nuk është bërë i qartë.

Sipas komisionerit Nigro, arsye pse zjarri u përhap aq shpejt ishte dera e hapur e apartamentit në të cilin fillimisht shpërtheu zjarri.