Lajme

Zjarr në mjetin lundrues në portin e Durrësit, dy anije për të shuar flakët

Pasditen e sotme një anije u përfshi nga flakët në Porin e Durrësit. Ministria e Mbrojtjes reagoi për rastin duke bërë me dije se ishte ndërhyrë në kohë për të evakuuar ekuipazhin e anijes.

Ministria ka njoftuar se pas konstatimit të përfshirjes nga flakët të anijes është evakuuar në kohë ekuipazhi i saj.

Mësohet se anija e vitprodhimit 1995. Ajo ka një kapacitet deri në 2500 tonë ngarkesë. Bëhet fjalë për anijen Kledis Mari me pronar shqiptar.

Zjarri ka rënë në depon e anijes ku mbanin objekte të ndryshme. Raportohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

/Shqip.com