Lajme Botë

Zjarr i madh në Pula të Kroacisë, arrihet të vihet në kontroll

Foto ilustruese

Një zjarr i madh ka kapluar sot gjatë ditës qytetin Pula të Kroacisë. Zjarri ka ndodhur në zonën e vendbanimeve të Valdebekit dhe Dolikas në Pulë, raporton mediumi Tanjug.

Shefi i zjarrëfiksëve, Dino Kozlevac ka thënë se tashmë zjarri është nën kontrollë por që është i pa lokalizuar.

“Shtëpitë ishin pak a shumë të mbrojtura, disa ndërtesa tregtare, një punëtori, disa makina u dogjën, por gjëja më e rëndësishme – askush nuk u lëndua,” tha shefi i zjarrit të qarkut Dino Kozlevac.

Sipas tij, situata është shumë më e mirë se një orë më parë për shkak se zjarri tani është nën kontroll dhe është shuar me sukses./Shqip.com