Lajme Botë

Zjarr i madh ka shpërthyer në Hamburg (VIDEO)

Zjarr i madh ka shpërthyer në Hamburg
Zjarr i madh ka shpërthyer në Hamburg

Një zjarr i madh ka shpërthyer në lagjen Rothenburgsort, në Hamburg. Tymi është përhapur drejt qendrës së qytetit. Ndërkohë ekipet zjarrfikëse janë angazhuar plotësisht për shuarjen e flakëve, por për shkak se zjarri është përhapur me shpejtësi, vënia në kontroll ka qenë e vështirë.

Autoritetet kanë bërë apel që në zonën e Rothenburgsort qytetarët të  mbyllin dritaret e dyert për shkak të reaksioneve kimike që mund të përhapen.

Rruga përreth qytetit është mbyllur në të dy drejtimet në mënyrë që zjarrfikësit të jenë më efikas në shuarjen e zjarrit, ndërsa janë vendosur rrugë alternative për automjetet.

/Shqip.com