Sport Ndërkombëtar

Ziyech në radarin e Milanit

AC Milan do të tentojë të nënshkruajë anësorin e Chelseat, Hakim Ziyech gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas TuttomercatoWeb ka pasur kontakte ndërmjet të dyja skuadrave.

Hakim Ziyech

Megjithatë, bisedimet mes AC Milan dhe Chelsea janë ende në fazat e hershme, me kuqezinjtë që shpresojnë të nënshkruajnë lojtarin në formë huazimi dhe jo një transferim të përhershëm.

Sulmuesi maroken nuk po gjen minuta te skuadra angleze.

Ai këtë stinor  ka vetëm pesë ndeshje të zhvilluara dhe ende nuk ka gjetur rrugën drejt golit.

29-vjeçari iu bashkua Chelseas nga Ajax në vitin 2020.

Që atëherë ka zhvilluar 88 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar edhe 10 asistime, me vetëm 12 prej tyre që kanë ardhur në Premier League./Shqip.com

/Shqip.com