Lajme

Ziv: Kosova e Izraeli angazhohen për rritjen e bashkëpunimit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv ka folur për bisedën telefonike që është zhvilluar nga presidentja, Vjosa Osmani me homologun e saj, Isaac Herzog.

Përmes një postimi në Twitter, Ziv këtë e quajti angazhim për rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

“Dje, një bisedë e mirë midis presidentëve të shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës, e angazhuar për rritjen e bashkëpunimit tonë dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit dypalësh”, shkroi Ziv.

Kujtojmë se sipas njoftimit të presidencës, anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare ishte tema kryesore e diskutimit në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologut të saj nga Izraeli, Isaac Herzog.

/Shqip.com