Rozë Ndërkombëtar

Zinedine Zidane prezanton mbesën e tij

Zinedin Zidan me mbesën

Djali i madh i ish futbollisti dhe trajnerit, Zinedine Zidane, Enzo dhe e fejuara e tij, Karen Goncalves, janë bërë prindër të vajzës së tyre të parë.

Ky fakt ka bërë Zidane gjysh në moshën 49 vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familja duke postuar në Instagram.

“Mirë se erdhe Sia, princesha jonë”, ka shkruar Enzo në një postim në Instagram, krahas fotografisë, në të cilën mban vajzën e tij.

Mesfushori 27 vjeçar e ka publikuar edhe një fotografi, ku shfaqen babai Zinedine Zidane dhe nëna e tij, Veronique Fernandez, duke pozuar me të porsalindurën në krahë.

E për Zidanen pat shumë urime nga shumë kolegë të tij dhe shumë legjenda të futbollit të tjerë. /SHQIP.com