Sport Ndërkombëtar

Zinchenko afër Arsenalit

Zinchenko

Arsenali po e vazhdon “peshkimin” në merkaton e verës.

Skuadra e udhëhequr nga Mikel Artata është afër të sigurojë shërbimet e Oleksandr Zinchenko – nga Manchester City.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Arsenali dhe Manchester City tani kanë arritur marrëveshje verbale në parim për Oleksandr Zinchenko, tarifë rreth 30 milionë funte. Kushtet personale ende diskutohen.

Paga dhe kohëzgjatja e kontratës, në negociata – hapi kyç për të përfunduar marrëveshjen”, ka shkruar Romano.

25 vjeçari po kërkon një “rilindje” të karrierës – pasi në City nuk arriti të jetë titullar asesi.

Në sezonin e fundit ai zhvilloi vetëm 15 ndeshje, teksa regjistroi katër asistime.

Në total – Zhinchnko ka zhvilluar pesë sezonë në Premierligë – dhe është kurorëzuar katër herë me titullin e kampionit./Shqip.com