Sport Ndërkombëtar

Zidane refuzon ofertë të majme

Zinedine Zidane
Zinedine Zidane

Legjenda e futbollit francez Zinedine Zidane ka refuzuar një ofertë multimilionshe për ta marr drejtimin e Al Nassr.

Footmercato raporton se trajneri francez ka refuzuar një kontratë dy vjeçare me vlerë prej 150 milionë euro.

Sipas të njëjtit burim, thuhet se Zidane si prioritet e ka një klub nga pesë kampionatet më të mëdha të Evropës.

PSG dhe Juventus janë dy skuadrat të cilat janë përfolur më së shumti që dëshirojnë ta kenë Zinedine Zidanen në postin e trajnerit.

/Shqip.com