Sport Ndërkombëtar

Zidane pritet ta zë vendin e Poch-it në Parkun e Princave

Zinedine Zidane

Nevoja për lavdi në arenën europiane ka bërë që drejuesit e PSG-së të ndërrojnë të parin e stolit.

Mauricio Pochettino nuk e ka përmbushur këtë mision të parisienëve dhe është drejt largimit.

Në krye të stafit menaxherial do të vihet Zinedine Zidane, raporton Goal.com.

Pochettino, PSG

Francezi është në fazën negociuese me klubin dhe është më shumë se favorit për të vënë firmën mbi letër.

Pavarësisht se arriti ta kthejë titullin kampion të Francës në “Parkun e Princave”, Poch-it i është diktuar qysh në start të edicionit se Liga e Kampionëve është objektivi.

Prandaj, sigurimi i një trajneri si Zizou – që ka tre tituj të tillë me Real Madridin – është mundësia e tyre më e mirë, marrë parasysh opsionet në treg.

Zinedine Zidane, Real Madrid

Profesionistë të tjerë si Jose Mourinho apo edhe Antonio Conte ishin në listë, mirëpo asnjëri nuk duket më i përshtatshëm se vetë ish-ylli i “Gjelave”.

Përndryshe, PSG arriti ta mbajë Kylian Mbappe-n në kampin e vet dhe me lojtarë të tjerë si Messi, Verratti, Neymar, Marquinhos e Donnarumma, 49 vjeçari me gjasë do të jetë i bindur për të marrë detyrën. /Shqip.com