Lajme

Ziadin Sela: Kam sakrifikuar veten për Arben Taravarin – e bëra unë politikan!

Ziadin Sela ka deklaruar se ka qenë ai personalisht që ka punuar për të rritur politikisht figurën e Arben Taravarit, kryetarit të shkarkuar të Aleancës për Shqiptarët – madje duke sakrifikuar edhe veten e tij.

I ftuar në Klan Debat, Sela tha se Taravarin nuk e njihte askush dhe se vetë ai personalisht ishte investuar për të, duke i dhënë funksione drejtuese në parti.

Sela kujton gjithashtu se si u arrit fitorja e Arben Taravarit në komunën e Gostivarit në vitin 2017, kur gjasat ishte që ai të mos dilte më i votuari, por falë koalicionit të Aleancës për Shqiptarët, në këtë komunë u shënua rezultati që duhej.

“Në 2016-tën nuk e njihte kush politikisht Arben Taravarin. Në 2014, 2015 kur e nisa Lëvizjen për Reforma, e bëra edhe Sekretar të Përgjithshëm. Në 2016-tën ka qenë i dyti në listë për deputet në zonën zgjedhore numër 1. Humbi. Pas asaj e bëj Ministër të Shëndetësisë, u avancua”, tha Sela.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kemi bërë koalicion me Lëvizjen Besa me qëllim që Taravari të fitojë Komunën e Gostivarit”, deklaroi ndër të tjera Ziadin Sela.

/Shqip.com