Rozë

Zhvillim i papritur në Big Brother Vip Kosova

Vëllai i madh ka përjashtuar nga loja Meti Alshiqin.

Vendimi i tij është marrë pas përplasjeve të Metit me Blerandon.

“Vëllai i madh, ka ndjekur me shqetësim të madh, provokimet e vazhdueshme të Metit, kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cenimi fizik dhe nxitja për dhunë, janë rreptësishtë të ndaluara. Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi, nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, vëllai i madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe e lë shtëpinë në këtë moment”, thuhet në vendim.

Ky vendim i vëllait të madh ka shtangur shumë prej banorëve që ishin prezent derisa ishte duke u lexuar vendimi nga Santiana.

/Shqip.com