Lajme

Zhurma e ndalimit të dinarit serb, Bislimi: Po respektohet Kushtetuta

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas debateve tё shumta rreth rregullores sё Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme.

Ai ka thёnё se ky vendim ёshtё nё pёputhje me Kushtetutёn e Kosovёs.

“Rregullorja e BQK-së pёr “Operacionet me Para tё Gatshme”, e miratuar nga bordi i këtij institucioni nё fund tё dhjetorit tё vitit qё lamё pas, nuk e liston asnjё mjet pagese veçmas, pёrveç specifikimit qё buron nga neni 11 i Kushtetutёs sё Republikёs sё Kosovёs. Nё kёtё nen precizohen dy gjёra: qё në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme; dhe qё Banka Qendrore e Kosovёs ёshtё autoritet i pavarur bankar.  Rrjedhimisht nё Rregulloren e sipёrpёrmendur, nuk ka pasur se si tё anulohet pёrdorimi i dinarit, pra diçkaje qё nuk ka qenё e lejuar asnjёherё mё parё. Pёr mё tepёr, as dinari e as monedhat e asnjё shteti tjetёr fqinj nuk janё pёrmendur fare nё tekstin prej 40 faqesh tё kёsaj rregulloreje. Çfarëdo interpretimi tjetёr ёshtё i pasaktё dhe synon manipulimin e opinionit publik”, ka shkruar Bislimi.

Tutje ka thёnё se Banka Qendrore ёshtё e kufizuar me njё sёrё instrumentesh ligjore vendore e ndёrkombёtare, si Kushtetuta e Republikёs sё Kosovёs, Kodi Penal, Ligji pёr Bankёn Qendrore, Ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit e shumё tё tjera, por edhe nga njё varg rregulloresh, direktivash e vendimesh tё Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian, Bankёs Qendrore Evropiane dhe konventave relevante ndёrkombёtare qё rregullojnё standardet nё operimin me para tё gatshme, paketimin dhe depozitimin e tyre, kёmbimin e valutave tё dёmtuara, heqjen nga qarkullimi dhe riqarkullimi tё valutave tё dёmtuara ose tё falsifikuara, importimin apo eksportimin e valutave tё brendshme dhe tё huaja.

“Natyrisht se e njё rёndёsie tё veçantё ёshtё edhe pёrcaktimi i valutёs e cila lejohet tё pёrdoret nё tё gjitha transaksionet bankare e jobankare, e qё nё rastin e Kosovёs ёshtё vetёm valuta EURO. Secili prej qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs qё ka vepruar nё kundёrshtim me kёtё, ka qenё nё vazhdimёsi nё anёn e shkelёsit tё ligjit. Deklaratat qё tentojnё tё kontestojnё si autoritetin e Bankёs Qendrore nё pёrcaktimin e kёtyre rregullave, si monopolin nё pёrdorimin e Euros si valutё e vetme në qarkullim, pёrveçse insistojnё nё lejim, tolerim dhe promovim tё joligjshmёrisё e informalitetit, njёkohёsisht bёjnё thirrje pёr mohimin e kompetencave tё Bankёs Qendrore, tё cilat janё tё garantuara me Kushtetutё.

Kёto deklarata njёkohёsisht synojnё minimin e sovranitetit politik e monetar tё Republikёs sё Kosovёs, dhe si tё tilla duhet tё ndeshen me kundërshtim tё fuqishёm tё secilit prej nesh”.

Bislimi ka deklaruar se rregullorja e nxjerrё nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel dhe si e tillё nuk ka se si tё ketё ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё raporteve mes Republikёs sё Kosovёs dhe fqinjit tonё verior.

“Transparenca nё import tё valutave tё huaja, konvertimi i tyre nё Euro dhe transferi tek pёrfituesit final, nuk ka asnjё mundёsi tё ndikojё as nё mbarёvajtjen e furnizimeve tё pёrfituesve eventual e as nё zvogёlimin e fuqisё blerёse tё tyre. Andaj edhe nuk ka se si tё shkaktojё krizё humanitare e as tё privojё cilindo qytetar nga pranimi dhe shpenzimi i tё ardhurave tё tyre. E vetmja gjё qё zvogёlohet fuqishёm, ёshtё hapёsira enorme pёr keqpёrdorim nё emёr tё mbёshtetjes e ndihmave sociale, praktikё kjo e perfeksionuar nga sekserёt politikё nё Beograd, tё cilёt pёr secilin dinar qё kanё dёrguar tek familjet e komunitetit serb nё Kosovё, kanё vjedhur 5 sosh. Insistimi qё edhe mё tej, transferi i parave pёrtej kufirit shtetёror tё bёhet dhe tolerohet nё mёnyrё klandestine, me thasё e vetura individuale, e pastaj tё shpёrndahet pёrmes zyreve tё paregjistruara e të palicensuara, jo vetёm qё ngjason nё ide tё shekullit të 19-të, por edhe synon mbajtjen e qytetarёve pёrfitues nё ilegalitet dhe varёsi konstante nga tё njëjtёt sekserё”.

/Shqip.com